TIRANE

Vajza e Majlinda Bregut, Kejda tashmë është kthyer në një nga vajzat më të komentuara të showbizit shqiptar. Ditën e sotme Kejda feston sot 22-vjetorin e lindjes dhe nuk mund të mungonte urimi i nënës së saj.

Ish-ministrja e Integrimit publikoi një foto përpara pasqyrës së bashku me të bijën, ku Kejda shfaqet duke bërë selfie.

Në urimin për ditëlindje, Bregu i dedikoi fjalët më të ëmbla Kejdës, teksa i dha mesazhin se “është shumë më shumë se sa ajo që sheh në selfie”.

“Je shumë më shumë se sa ajo që sheh në selfie. Dhe ti e di këtë❤️❤️❤️. Është zemra jote prej ari dhe vetëironia që të bën të bukur ? Gëzuar Ditëlindjen Kejda”- shkruan Majlinda Bregu në Instagram.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb