Paris Jackson ka ngritur edhe një herë dyshimet mbi vdekjen e babait të saj, yllit të muzikës pop Michael Jackson. Sipas saj, Michael u vra, ndërsa zbuloi se dhe ajo vetë tentoi të vetëvritej disa herë pasi u përdhunua kur ishte si adoleshente.

Vajza 18 vjeçare e Michael Jackson tha për revistën “Rolling Stone” se beson se vdekja e këngëtarit ishte një “sajesë”.

“Ai linte shpesh herë të nënkuptohej se disa njerëz i ishin vënë pas. Në një pikë ai tha “Ata do më vrasin një ditë”, shprehet Paris.

Ndërkohë adoleshentja tha se ajo u përdhunua kur ishte 14 vjeç nga një person tërësisht i panjohur. Paris kaloi në depression të thellë e tentoi të vriste veten disa herë.
18 vjeçarja fajëson Dr.Conrad Murray për vdekjen e babait dhe kërkon që drejtësia të vihet në vend.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: