Vajza e Paul Walker, Meadow, është fejuar! Modelja 22-vjeçare i tha “po” të dashurit Louis Thornton-Allan dhe ndau një foto të unazës së saj prej diamanti në Instagram.

Ndërsa qëndronte buzë një pishine, ajo e vuri dorën para fytyrës për të treguar unazën në videon e filmuar nga i fejuari i saj, shkruan “Page Six”. Ajo e mbishkroi postimin me katër emoji të zemrës së kuqe.

Aktori Thornton-Allan gjithashtu ndau videon në Instastory-n e tij dhe shtoi dy emoji me zemër blu dhe emojin e një ylli. Është e paqartë se sa kohë ka që çifti janë bashkë, por ata e bënë lidhjen publike në muajin në korrik, duke publikuar në Instagram një fotografi në të cilën shfaqeshin duke pozuar në shtrat.

“Miku më i mirë,” shkroi Thornton-Allan në atë kohë. Walker komentoi mbi foton, “Dashuria ime“.

Meadow ishte vetëm 15 vjeç kur babai i saj ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare nga një aksident me makinë në nëntor të vitit 2013. Ajo ka punuar me përkushtim së bashku me kastin e “Fast and Furious” për të mbajtur gjallë kujtimin e tij.

Dy vjet pas vdekjes së tij, Meadow paditi “Porsche” për vdekjen e të atit, duke pretenduar se automjeti i babait të saj, kishte pasur disa defekte.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Meadow Walker (@meadowwalker)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: