BELGJIKË

Gala, vajza e Robert Aliajt ka shkëlqyer në ‘blind auditions’ të The Voice of Belgium me këngën ”Don’t know why” të Norah Jones.
Të gjitha karriget janë kthyer për Galën ndërkohë këngëtari Aliaj nuk ka mbajtur emocionet në backstage.
Me lëvizje dhe brohoritje e ka përjetuar performancën e së bijës pas hapit të parë të suksesshëm në Belgjikë. Gala duket se është në hapat e të atit por më tepër drejt një sukesi ndërkombëtar.

Ndërkohë faqja zyrtare e The Voice Kids Belgium shkruan për vajzën e Robert Aliajt
”Gala tashmë e vendos shiritin shumë të lartë për këtë mbrëmje …”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb