Rrëfimi i saj është i denjë për një skenar filmi hollivudian. Bëhet fjalë për një vajzë nga Meksika, Karla Jacinto. E reja ka shokuar me deklaratat e saj, pasi ka pohuar se është përdhunuar 43.200 herë.

E ulur në një kopsht, Karla teksa flet me gazetarin e CNN, thotë se ajo kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me 30 burra në ditë, në 7 ditë të javës, për thuajse 4 vjet rresht. Gjithçka kishte nisur pasi vajza kishte rënë preh e trafikantëve.

Mësohet se me të ishte abuzuar që në moshën 5-vjeçare nga të afërmit e saj, ndërsa kur ishte 12 vjeçe ishte joshuar nga një trafikant, sipas saj me makinë luksoze dhe më pas ai e kishte rrëmbyer. Sipas autoriteteve amerikane dhe ato meksikane, qyteti Tenançingo ka qenë gjithmonë burimi kryesor i trafikut njerëzor dhe prostitucionit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: