Në fillim të 2020 në një intervistë për The Sun, Mikaela Spielberg, vajza adoptive e regjisorit të “E.T” dhe “Indiana Jones”, kishte shprehur dëshirën për të bërë karrierë në botën e pornos. Siç tregon në një intervistë me Daily Beast ëndrra e saj është realizuar dhe kjo gjë ka ndikuar pozitivisht në jetën e saj. ‘Kjo gjë më ka dhënë lirinë’, ka treguar duke shpjeguar: Nëse nuk do kisha bërë punën që doja për veten do të kisha vdekur brenda vitit’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Vajza ka treguar ‘që tani bën një punë që e pëlqen shumë dhe që po i jep një kuptim të ri jetës së saj’. Tani ajo bën video për platformën me drita të kuqe ManyVids dhe i xhiron vetë ato në shtëpinë e saj në Nashville në Tennessee. ‘Personalisht nuk pëlqej videot me përmbajtje hard, pëlqej më shumë skena soft dhe pasionante, ka shpjeguar Mikaela.
Gjithashtu 24-vjeçarja ka folur edhe për varësinë e saj me alkoolin, depresionin dhe një mosbesim të madh në vetvete. ’Jam drejt shërimit, rreth dy vite më parë isha keq’, tregon vajza. Zyrtarisht Steven Spielberg dhe bashkëshortja e tij Kate Capshow nuk kanë bërë komente për ‘profesionin’ e ri të vajzës së tyre, por ajo është e bindur që ato do të vlerësojnë rritjen e saj personale.

Tani, pasi kam gjetur ekuilibrin, mund të mendoj për të ardhmen: Dua të bëj drejtoreshën artistike. Objektivi final i jetës time është të filloj të pikturoj dhe puna në industrinë e seksit është një mënyrë për të më garantuar sigurinë financiare për ta bërë. Më pëlqen shumë të performoj, pra për pjesën tjetër të jetës me shumë gjasa do të jem një artiste. Më pëlqen kaq shumë’, ka thënë Mikaela Spielberg.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: