KINË

Një vajzë e vogël në Kinë ishte lënë e vetme nga prindërit dhe për rrjedhojë ra nga kati i 26 i një pallati shumëkatësh, por sërish mbijetoi.

Vajzën vetëm 6 vjeçe e shpëtoi nga vdekja një tendë e vendosur mbi një garazh. Ishte tenda që ndali hovin e rrëzimit, edhe pse 6-vjeçarja në fund përfundoi në tokë.

Dëshmitarët të tmerruar, fillimisht menduan se vajza e vogël ka ndërruar jetë. Mirëpo, më pas vunë re se ajo u ngrit normalisht. Vajza pësoi disa lëndime trupore, thanë mjekët.

Në video duket momenti kur vajza bie nga lartësia e madhe dhe gjithashtu edhe çasti kur ajo çohet nga trotuari. Shikoni pamjet.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: