Shuplaka e Will Smith ndaj Chris Rock në “Oscars 2022” do mbahet mend për vite me radhë dhe polemikat vijojnë ende.

Së fundmi, ka qenë vajza e Will, Willow, ajo e cila ka komentuar për herë të parë incidentin që i ati shkaktoi në mars. Në një intervistë për “Billboard” ajo tha se familjarët e saj i pranon si janë.

“Unë e shoh gjithë familjen time si njerëz. Unë i dua dhe i pranoj në njerëzimin e tyre. Për shkak të pozitës në të cilën ndodhemi, humanizmi ynë ndonjëherë nuk pranohet dhe ne detyrohemi të veprojmë në një mënyrë jo të shëndetshme dhe të ndershme.” -tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: