E ëma e 10-vjeçares së abuzuar seksualisht në Kuçovë rrëfeu ekskluzivisht për emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, detaje tronditëse për ngjarjen.

Nëna tha se 57-vjeçari jo vetëm e ka abuzuar seksualisht të miturën, por edhe e ka dhunuar. Ajo u shpreh se ishte vetë vajza që ia kishte treguar të vërtetën, pasi kishte shumë dhimbje dhe nuk mund të duronte dot më.

“E godiste vajzën brenda shtëpisë. Unë isha në punë, ndërsa bashkëshorti im nuk jetonte aty. Ai gjente momentin kur vajza ishte vetëm në shtëpi. Unë e kuptova kur e çova vajzën në spital, pasi kishte dhimbje, nuk ulej dot. Më tregoi vajza se unë nuk e dija fare. Ma shpjegoi vajza, më tha që nuk duroi dot më. Që 7 vjeç e gjysmë e ka abuzuar. Fillimisht e ka gënjyer vajzën, pastaj e ka kërcënuar. I ka bërë presion vajzës, që “po iu tregove prindërve, do iu nxjerr përjashta, ose do iu vras”. Kur erdha nga puna, pashë vajzën duke qarë, dhe e pyeta, ajo më tregoi. Jo vetëm e ka abuzuar seksualisht, por edhe e ka dhunuar vajzën. Ai nuk kishte as grua, as fëmijë, ishte i vetmuar prej vitesh”, u shpreh e ëma e 10-vjeçares.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb