Garuesja njëzet vjeçare nga Franca, Mennel Ibtissem, e cila ka marrë pjesë në garën muzikore “The Voice”, ndonëse tërhoqi vëmendje të madhe të jurisë dhe shikuesve, braktisi garën pasi për shkak të mbajtjes së shamisë dhe mbështetjes për Palestinën u ekspozua në linçim dhe sulme raciste në rrjetet sociale, raporton Anadolu Agency (AA).

Muslimanja e re Ibtissem fitoi popullaritet të madh në Francë pas interpretimit të këngës “Hallelujah” të Leonard Cohen në gjuhën angleze dhe arabe, por pas kësaj u ekspozua në linçim në rrjetet sociale.

Ibtissem, përmes rrjetit social Facebook bëri të ditur se braktis garën, meqë, siç tha, me të vërtetë mbi të kanë ndikuar ndodhitë kohën e fundit.

Kompania e cila organizon garën ITV Studios France njoftoi se e respekton vendimin e Ibtissem, duke theksuar se ky vendim është marrë me dakordim.

Ibtissem, pas garës së mbajtur të shtunën e kaluar u ekspozua me sulme raciste në rrjetet sociale për shkak të shamisë, dhe për shkak se më herët interpretoi këngën “Buzëqesh Palestinë”.

Përdoruesit e rrjeteve sociale theksojnë se për personat e mbuluar në Francë nuk duhet lejuar pjesëmarrja në një garë të tillë. Shumë përdorues në Twitter dhe Facebook protestuan kundër stafit menaxhues të TV kanalit që transmeton garën.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb