26 vjeçarja, Sarah Reign thotë se fiton mbi 1500 dollarë në muaj falë dëshirës që ka për të ngrënë dhe guximit për ta bërë këtë para një kamere. Sarah rrëfen se punë parësore ka atë të rojes së sigurisë në një fabrikë prodhimi, ndërkohë që pasionin për çokollatat dhe kekët e ushtron para kamerës së kompjuterit të saj në shtëpi. Deri këtu gjithçka është e thjeshtë, por ‘vështirësia’ lind kur ushqimi duhet të konsumohet me të brendshme dhe kur në anën tjetër të kamerës janë meshkuj që pëlqejnë të shohin një femër duke ngrënë.
“Herën e parë m’u duk e sikletshme, me ndjekësit që më shihnin teksa përtypja çdo kafshatë. Më pëlqen të ha dhe gjatë ditës ha shpesh, ndaj mendova përse të mos e bëj para kamerës”- thotë ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb