ITALI-‘Jam shumë e lumtur që jam kthyer në Itali’, ka thënë për Ansa Memoona Safdar, 23 vjeçarja që u kthye dje mbrëma nga Pakistani, ku mbahej sipas saj pa dëshirë.

‘Këtë natë fjeta në hotel pranë aeroportit Malpensa. ‘Askush nuk erdhi të më marrë’, ka treguar vajza. ’’Fjeta shumë pak- ka shtuar ajo, isha shumë e tensionuar por udhëtimi i kthimit shkoi mire’. ‘Tani dua të takoj familjen time. Kam pak frikë se nuk e di çfarë do thonë’, ka shpjeguar Memoona Safdar, pasi është kthyer nga Pakistani.

’Akoma nuk kam folur me ta, unë jam e lumtur t’i takoj, nuk e di për ata-ka shtuar-Kam folur vetëm me bashkëshortin tim. Më tha që është i trishtuar që unë jam këtu’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb