Në një lidhje të drejtpërdrejtë, drejtoresha e shkollës “Kongresi i Manastirit”, Rudina Maksuti ka zbuluar në emisionin “Open” detaje nga sherri mes disa vajzave të mitura.

Maksuti tregoi se vajza e cila po dhunohej në video i ka kërcënuar vajzat e tjera me thika dhe kaçavida, duke u shkuar deri në shtëpitë e tyre.

Sipas saj vajzat e tjera janë ndjerë të kërcënuara nga këto veprime dhe janë bashkuar për ta dhunuar atë në një ambient që ndodhej rreth 1 kilometër larg shkollës 9-vjeçare dhe pranë një tuneli.

“Fëmijët e filmuan por nuk e nxorën ata, kanë qenë maxhorenë ata që e kanë nxjerrë, ju garantoj. Kanë pasur mundësinë për të bërë videon, por nuk e kanë shpërndarë. Ata e pranuan vetë që e bënë videon. Kjo vajzë i ka kërcënuar edhe me thika e kaçavida deri te dera e shtëpisë dhe ato u bënë grup për ta mposhtur

Të gjitha shkollat janë rënduar nga këto sjellje. Jo vetëm në shkollën tonë, kam parë situata nga më të vështirat gjatë punës time dhe mësuesit kanë hyrë për të zgjidhur situatat mes nxënësve. Edhe prindërit kanë thënë që nuk kanë çfarë u bëjnë. Kam ikur vetë për të parë ku ka ndodhur ngjarja, ishte rreth një kilometër larg shkollës dhe e futur në tunel. Janë zënka adoleshentësh”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb