TIRANE – Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti në “News24”, 19-vjeçarja K.C ka dhënë detaje rreth pretendimeve të saj për abuzim seksual nga xhaxhai i saj, kur ishte vetëm 14 vjeç. Në një lidhje telefonike gjatë emisionit, vajza ka deklaruar se xhaxhai Thoma Çala e përdhunonte në shtëpinë e tij, gjatë kohës që e shoqja ndodhej në Greqi. 19-vjeçarja pretendon se xhaxhai e ka kërcënuar dhe ajo ka patur frikë të tregonte, deri në momentin që i fejuari i saj i ka kërkuar llogari për faktin se nuk ishte e virgjër.

“Që në moshën 13-14 vjeç ka ardhur xhaxhai nga Greqia i vetëm dhe i kam shërbyer në shtëpi. Gjatë kësaj kohe zotëria ka përfituar. Vera nuk ka ardhur asnjëherë ti bëjë vizitë. Këtë mund ta vërtetojnë të gjithë që jetojnë këtu. Arsyeja përse unë nuk kam treguar ka qenë vetëm sepse ai më ka kërcënuar. Më ka thënë ti tregon unë do dal nga burgu, por kur të dal nga burgu do bëhet kërdia këtu. E ngrita akuzën kur nuk kisha më frikë as nga Thomai as nga askush tjetër. Prishja e fejesës është bërë për këtë arsye, sepse i fejuari nuk më gjeti vajzë”- është shprehur 19-vjeçarja.

Në emision ka ndërhyrë edhe vetë i akuzuari, përmes një telefonate nga paraburgimi. Thoma Çala ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, duke e quajtur mbesën nepërkë.

“Mbesa ime pretendon se më ka shërbyer dhe gjatë shërbimit pretendon se unë kam përfituar. Hetime nuk ka fare, kemi kërkuar tabulate telefonash nuk kanë dalë. Ajo që në gjyq i hiqet si e dëmtuar, është një nepërkë. Eshtë njohur me një djalë dhe ka ardhur në shtëpi ka kërkuar fejesë brenda dy javësh. I ati i ka thënë të çova për shkollë, nuk të çova për burrë. I ati i tha nëse dështon fejesa, vetëm e vdekur do kthehesh në shtëpi. arsyeja që mua më akuzojnë është pse dilje në Fier dhe e merrje. Sepse nëna e saj më thoshte dil merre kur kthehej nga Tirana dhe unë isha taksi falas për fisin. Mbesa ime ishte vajza ime”- deklaroi Thoma Çala.

Por nëna e vajzës ka ngritur edhe akuza të tjera ndaj Thoma Çalës, duke thënë se ai ka ngacmuar seksualisht edhe vajzën që bashkëshortja e tij ka nga martesa e parë. Sipas kunatës së të akuzuarit, Thomai e ka pranuar se ka abuzuar me vajzën e tyre, duke thënë se ishte dëshira e vajzës që ata të kryenin marrëdhënie seksuale.

“Thomai e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur. e ka pranuar, ka thënë që ka ndodhur dhe kjo ka qenë dëshira e vajzës. ka thënë që ka qenë vajza që i ka propozuar Thomait. Vera e di shumë mirë që ai e ka ngacmuar edhe vajzën e verës dhe gocën e xhaxhait të verës, e dinë të gjithë se çfarë ka ndodhur me ata”- deklaroi nëna e vajzës.

I akuzuari iu përgjigj akuzave, duke paralajmëruar kunatën për përballje në gjykatë. “Njerëzit janë të çmendur. Do takohemi në gjyq me zonjën që pretendon këto gjëra, është bashkëpunëtore me të bijën, ketë do ta nxjerrim në gjyq. Për këto që po thotë do japë llogari në gjyq”- tha ai.

Ndërkohë bashkëshortja e Thoma Çalës deklaroi se i shoqi e ka rritur vajzën e saj sikur të ishte e tija.

“Thomai është njeri për shtëpi, nga të gjitha drejtimet është njeri shembull. Nga martesa e parë kisha një vajzë 6 vjeçe, kur u martova me Thomain. Vajza ime sot është 25 vjeçe dhe i thërret baba Thomait. Kemi patur marrëdhënie shumë të mirë. Vajza ime nuk di gjë, është në Greqi. Ishte shtatzënë dhe kishte probleme me shtatzëninë dhe nuk i kam treguar asgjë vajzës. Vajza ime ka patur shumë marrëdhënie të mira dhe më tregonte çdo gjë. Unë jam nënë e dy vajzave dhe unë edhe me kurriz të jem duke larë enët, nga mënyra se si e hedh çantën e kuptoj është e mërzitur apo jo.”- deklaroi bashkëshortja e të akuzuarit.

DENONCIMI I VAJZES

Denoncimi i vajzës për xhaxhain e saj është bërë më 6 shtator 2015. Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg pa afat ndaj Thoma Çalës, i cili akuzohet për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur.

Prokuroria ka paraqitur si provë dëshminë e të resë, e cila ka pretenduar se është përdhunuar nga xhaxhai i saj Thoma Çala, në prill të vitit 2010, kur ajo ende nuk kishte mbushur 14 vjeçe. Mësohet se denoncuesja ka theksuar se 46-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë dhe e ka kërcënuar që të mos i tregonte njeriu se pastaj do t’i dilte nam i keq. Ajo ka shpjeguar se në atë kohë, xhaxhai jetonte i vetëm, pasi bashkëshorten dhe fëmijët i kishte në emigrim, në Greqi. Për më shumë se një vit ai ka qenë i vetëm në shtëpi, ambientet e së cilës janë kthyer në vendin ku ai abuzonte seksualisht me mbesën e tij të mitur në atë kohë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb