Autoritetet britanike janë alarmuar, kjo pasi një vajzë është fotografuar duke qëndruar e shtrirë në shinat e trenit, teksa aty pranë, po kalonte një tren me shpejtësi 135 km/h.

Ngjarja është shënuar në Netëork Rail, ndërsa momenti, është fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Ngjarja ka nxitur reagimin e policisë, ku nëpërmjet oficerit Nicola Dooris, ka thënë:

“Në atë pjesë të binarëve, shpesh trenat udhëtojnë me shpejtësi 135 km/h. Veprimi i vajzës është akt i rrezikshëm. Dihet që ndryshe nga makinat, trenat duan qindra metra për të ndaluar, por këtë të rinjtë nuk e kuptojnë dhe bëjnë veprimet e rrezikshme”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: