FIER- Familjarët e 5-vjeçares Afifela Metohu, që u aksidentua për vdekje më 30 qershor në Kurjan të Roskovecit, kanë vijuar edhe sot protestën e tyre para gjykatës së Fierit.

Skender Metohu, babai i vogëlushes në një prononcim për gazetarin Ervis Kuçi kërkoi drejtësi.

“Një vajzë 16 kg nuk mund të hidhet 6 metra distancë me 20 kilometra. Autori sot është i lirë me detyrim paraqitje. Autori e ka çuar deri në spitalin e Roskovecit e me pas është larguar. Vajza ka marr ndihmë në spitalin e Fieirt si fillim dhe pastaj e kanë nisur në Tiranë”, tha babai i viktimës, shkruan ‘BalkanWeb’.

Ndërkohë, gjyshi i 5-vjeçares, Azmi Metohu kërkoi dorëheqjen e prokurorit të çështjes Hysen Asilljari nga kjo dosje, pasi pretendon se ky i fundit ka bërë abuzime. Familjarët kanë kërkuar ekspert shtetëror nga Tirana, ndërsa paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestën deri sa të vendoset drejtësia për vogëlushen e tyre.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb