TIRANË

Një 24-vjeçare rezulton pa adresë prej 27 nëntorit në Tiranë. Ka qenë babai i vajzës që ka denoncuar në policinë e Tiranës ditën e djeshme se e reja ishte kthyer nga Italia, por jo në banesë duke kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.

“Më datë 30.11.2021, rreth orës 09:30, shtetasi G. M. ka kallëzuar së më datë 27.11.2021 ka ardhur nga Italia, vajza e tij, shtetasja Xh. M., 24 vjeçe, por nuk është kthyer në banesën në Shqipëri”, njofton policia e Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb