TIRANE

Pas djegies së mandateve të deputetëve të opozitës, Komisioni Qëndror Zgjedhor në një deklaratë për media kërkon  plotësimin e vakancave me kandidatët e listës. Në deklaratë, KQZ shprehet se ligji i kërkon të kontaktojë kandidatët sipas rradhës në listë për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit.

Sipas KQZ kandidatët kanë afat 10 ditë për të dorëzuar këtë formular.  “Duke marrë shkas nga sensitiviteti i treguar nga media dhe opinioni publik lidhur me çeshtjen e zëvëndësimit të vakancave të krijuara në Kuvendin e Shqipërisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju bën me dije se, në KQZ mbërritur kërkesa e Kuvendit të Shqipërisë për plotësimin e vendeve vakante për 57 deputetë të dorëhequr.

KQZ konfirmon vijimin e procedurave të mëtejshme në zbatim të nenit 164 të Kodit Zgjedhor.

Ligji i kërkon KQZ-së që të kontaktojë kandidatët e listave respektive sipas radhës dhe t’u kërkojë atyre plotësimin e formularit të vetëdeklarimit pa të cilin nuk mund të marrin vertëtimin e zgjedhjes. Kandidatët e listës shumemërore kanë afat 10 ditë për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit.

Pas verifikimit dhe shqyrtimit nga Administrata e KQZ-së zëvëndësimet e vakancave të krijuara, do të kalojnë në mbledhjet publike të KQZ-së”, u shpreh përfaqësuesja e KQZ.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb