Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka paralajmëruar se vaksina kundër koronavirusit të ri (COVID-19) i zhvilluar nga Johnson & Johnson mund të shkaktojë një çrregullim të rrallë neurologjik.

Thuhet se FDA ka ekzaminuar rreth 100 raste të çrregullimit të njohur si Sindroma Guillain-Barre (GBS) dhe ka vendosur se mund të ketë një rrezik “të vogël, por të mundshëm”, megjithëse nuk mund të vendoset një lidhje e qartë me vaksinën Johnson & Johnson.

Më tej thuhet se rastet e raportuara deri më tani në lidhje me GBS janë parë përgjithësisht tek burrat e moshës 50 vjeç e lart dhe simptomat zhvillohen afërsisht dy javë pas vaksinimit.

Ekspertët thonë se ata do të vazhdojnë të diskutojnë lidhjen e mundshme midis vaksinës Johnson & Johnson dhe GBS por tani për tani, vaksina është ende e sigurt dhe efektive me përfitime të mundshme që tejkalojnë rreziqet.

GBS është parë të sulmojë sistemin nervor duke shkaktuar rrahje të çrregullta të zemrës, vështirësi në frymëmarrje dhe një mori problemesh të tjera.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb