Autoritetet shëndetësore në SHBA, kanë deklaruar se duhen më shumë se dy javë kohë për të hetuar nëse vaksina ndaj COVID-19, Johnson & Johnson shkakton mpiksje të gjakut.

Sipas mediave të huaja, rregullatorët amerikanë rekomanduan një pauzë në shpërndarjen e vaksinës Johnson & Johnson, pasi deri më tani janë raportuar 6 raste të mpiksjes së gjakut.

Paneli këshillimor për vaksinat nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), ka planifikuar të mblidhet të premten për të diskutuar nëse do ta heqin pezullimin e përkohshëm.

Dy zyrtarë të CDS kanë deklaruar se edhe në datën që është parashikuar takimi, mund të mos ketë të dhëna të mjaftueshme lidhur me pretendimet se kjo vaksinë shkakton mpiksje të gjakut.

Kujtojmë se vaksina Johnson & Johnson e miratuar nga SHBA për përdorim dhe rregullatorët e tjerë shëndetësorë, ndryshe nga vaksinat e tjera, është efikase me vetëm një dozë të bërë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb