Papa Françesku bëri thirrje për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar, në kërkimin e trajtimeve dhe një vaksine kundër COVID-19, sëmundja e frymëmarrjes e shkaktuar nga koronavirusi.

“Dëshiroj të mbështes dhe të inkurajoj bashkëpunimin ndërkombëtar që po zhvillohet me nisma të ndryshme, për t’iu përgjigjur në mënyrë të duhur dhe efektive krizës serioze që po përjetojmë”, deklaroi papa Françesku.

“Në fakt, është shumë e rëndësishme, që kapacitetet shkencore të bashkohen në mënyrë transparente për krijimin e vaksinës dhe trajtimeve dhe për çdo person, në çdo pjesë të botës, të garantohet akses universal në teknologjitë thelbësore për të marrë kujdesin e nevojshëm shëndetësor”, shtoi ai.

Komentet e tij erdhën një ditë para një konference virtuale globale të organizuar nga Komisioni Europian, që ka si qëllim fillestar mbledhjen e një fondi prej 7,5 miliardë eurosh për kërkime lidhur me diagnostikimin, trajtimin dhe vaksinat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb