Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti ka folur dhe për efektin që mund të ketë vaksina në popullatë, nëse do t’i jepej një dozë e vetme më shumë njerëzve, se sa dy doza disave.

Alimehmeti tha në “Real Story” në News24 se vaksina me dy doza mund të ketë një lloj efekti në vende si Anglia që ka vaksinuar 20% të popullsisë apo si Izraeli që ka vaksinuar 80%, por në rastin e Shqipërisë me 0.1% nuk sjell efekte në uljen e pozitivitetit në popullsi.

“Duhet parë pak më gjerë. Me 9 mijë doza gjithsej nuk bën ndonjë rol të madh. I nënshtrohet një teoremë, që në qoftë se ne bëjmë një efekt të vogël për gjithë popullatën, efekti në total do jetë shumë më i madh. Provat klinike që bëhen për vaksinat nuk testojnë këtë lloj teorie, por tek një person. Nuk dinë asgjë të thonë për komunitetin. Bën sens dhëna e një doze të vetme shumë personave, e tregoi Izraeli, dhe në popullatë ai efekti multiplikohet. Kur ke vetëm 0.1 % të popullatës dhe ta bësh në 0.2 nuk ka ndonjë efekt të mëdha. Shtete si Anglia, si Izraeli e arrijnë ta kenë një lloj efekti. Shtetet që janë shumë më ulët, nuk e kapin dot me këtë logjikë”, deklaroi mjeku Alimehmeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb