Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishin sot në Kopshtin 36, ku u krye vaksinimi i stafit. Veliaj theksoi se vaksinimi do të përfundojë brenda Vitit të Ri, ndërsa ftoi edhe bashkitë e tjera të ndjekin këtë shembull.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur për vaksinën ndaj COVID-19 dhe për përpjekjet që po bën qeveria për ta siguruar. Manastirliu thotë se deri tani qeveria veç parapagesës 3.9 mln dollarë tek COVAX po merret me investimet e nevojshme si dhe po trajnon stafin.

Ajo shton se Shqipëria po punon ngushtësisht me KE dhe disa shtete të BE për të qenë në një linjë me to kur vaksina të dalë.

“Jemi duke punuar për të siguruar të gjithë investimet e nevojshme dhe trajnimin e stafit për vaksinën antiCOVID. Qeveria shqiptare është angazhuar nëpërmjet instrumentit COVAX dhe ka parapaguar 3.9 milion dollarë për të siguruar vaksinën antiCOVID për grupet e riskuara, për 20% të popullatës. Jemi duke punuar edhe me Komisionin Europian, por edhe me disa shtete të veçanta të Bashkimit Europian, për të mundësuar që në momentin që vaksina të jetë e disponueshme, Shqipëria të jetë në një linjë me vendet e tjera, për ta patur vaksinën e sigurt, efektive dhe falas për të gjithë qytetarët”, tha Manastirliu.

Veliaj theksoi se vaksinimi do të përfundojë brenda Vitit të Ri, ndërsa ftoi edhe bashkitë e tjera të ndjekin këtë shembull.

“Jam i lumtur që filluam sot këtë garë, për të vaksinuar të gjithë këtë komunitet. Të na gjejë Viti i Ri të kompletuar me këtë vaksinë. Do të thotë, të shfrytëzojmë maksimalisht, sidomos ditët e ngrohta me diell, sa nuk ka ardhur dimri i vërtetë. Ftesa për të gjitha bashkitë e tjera është të ndjekin shembullin e Tiranës dhe të çiftohen me Qendrën Shëndetësore më të afërt, me shërbimin ambulant, që vaksinimi të bëhet te vendi i punës, në çerdhe, kopshte e shkolla; është mënyra më efikase për të evituar radhët”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi domosdoshmërinë e lehtësimit të sistemit shëndetësor në këtë periudhë të vështirë në betejën ndaj COVID-19. “Është shumë e rëndësishme që ta lehtësojmë sistemin nga mbivendosja e disa sfidave dhe le të fokusohemi te Covid-19, sepse vaksina e gripit ekziston, mund të shpërndahet në mënyrë efektive, brenda pak ditëve, në rreth gjysmë milionë banorë, sidomos te grupet vulnerabël, të moshuarit, ata që kanë sëmundje kronike dhe ata që shërbejnë në front, kur vjen puna te trajtimi i fëmijëve, qofshin mësuesit, edukatoret apo edhe ndihmëset, sanitaret që kemi nëpër çerdhe dhe kopshte”, shtoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb