MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut ka pritur dozat e para të vaksinës ruse Sputnik V. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ambasadori i Rusisë, Sergej Bazdnikin së bashku pritën në aeroportin e Shkupit 3 mijë dozat e para.

Tashmë Maqedonia e Veriut pas vaksinës kineze, ka në përdorim edhe vaksinën ruse për aksionin e vaksinimit.

Nga Rusia pritet t’i vijnë edhe 197 mijë doza të tjera të vaksinës anti-Covid.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb