GREQI

Punonjësit shëndetësorë të Greqisë do të hyjnë në një grevë 6-orëshe të mërkurën. Qeveria ka pezulluar deri më tani 7 mijë anëtarë të sistemit shëndetësor pasi kanë refuzuar vaksinimin.

Sindikatat i kanë bërë thirrje gjithë mjekëve e infermierëve të spitaleve publike që në shenjë proteste të pezullojnë punën nga mëngjesi deri pasdite.

Protestat do të zhvillohen para Ministrisë së Shëndetësisë në Athinë, në Selanik dhe para çdo spitali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb