MAQEDONI E VERIUT

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe garaton se deri në fund të gushtit 500 mijë qytetarë në vendin e tij do të kenë marë të dyja dozat e vaksinës ndaj COVID-19.

Ai thotë se deri tani janë 330 mijë qytetarë që kanë përmbyllur vaksinimin me dy dozat, dhe nga këta vetëm 92 janë infektuar me COVID-19.

Edhe Maqedonia e Veriut si shumë vende të tjera të rajonit apo Europës është në process vaksinimi masiv teksa shifrat ngelen të ulëta në këtë fund korriku.

“Ne presim që deri në fund të gushtit, të gjithë 500 mijë që janë vaksinuar me një dozë të rivaksinohen. “Vaksinimi në terren po shkon mirë, nga fillimi deri më tani rreth 20 mijë qytetarë janë vaksinuar,” tha Filipçe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb