“Pseudoprogrami i PD nuk përmban rindërtimin”, Ahmetaj: Procesi po ecën me ritme të shpejta,

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahetaj, i ftuar në emisionin “Opinion”, në “News 24”, foli për rindërtimin dhe fushatën e vaksinimit. Ai theksoi se rindërtimi po ecën me ritme të shpejta dhe do të përfundojë në shkurt të 2022, ndërsa shtoi se edhe vaksinimi i të gjithë popullatës, pritet të përfundojë në 2022.

Ai shtoi se muajt e ardhshëm pritet të vijnë doza të tjera vaksinash nga Pfizer dhe kompani të tjera. Gjithashtu përmendi, se përfundoi vaksinimi i mjekëve, pritet të përfundoi ai i mësuesve dhe deri në qershor, sipas ministrit pritet që të vaksinohen të gjithë personat mbi 65 vjeç.

Shkurtimisht na flisni për rindërtimin dhe vaksinimin?

Arben Ahmetaj: Sa i përket rindërtimit do i tërheq një vëmendje qytetarëve, ku në pseudoplanin e opozitës nuk kishte plan për ridnërtimin. Për shkak të shpejtësisë dhe cilësisë, do i nxjerrim paratë nga dheu. Në shkurt të 2020 patëm konferencën e donatorëve ku morën 300 mln euro grante, që janë të angazhuara. Jan 160 shkolla që rindërtohen, pas këtij emisioni do të shkoj në një inspektim të një qendre shëndetësore në Kombinat. Shkollat janë, sa i përket granteve janë 140 mln në kohë pandemie. Janë 33 mijë familje që përfitojnë kesh për të përfituar. Në Tiranë tek 5 maji ka filluar puna, në Thumanë, Kavajë po ashtu. 4 mijë shtëpi u ndërtuan dhe u bë bujë ndër vite, po flasm për 12 mijë apartamente dhe shumë gjëra të tjera. U fillua me 11 mijë në çadra, 600 janë sot. Nuk flasim më për projekte, por për zbatim të tyre në terren. Ishte momenti më i lumtur i punës time, imagjino ta kishim dërguar atë nënë tek banka, të merrte kredi aty dhe të kalonte tërë jetën e vet duke shlyer kredinë. Në Kili, veç kredisë, i kanë dhënë vetëm 40 metra katrorë. Ne kemi marrë rreth 40 mijë Pfizer dhe mijëra të tjera AstraZeneca. Do të na vijnë dhe disa vaksina nga Arabia. Vendet e pezullojnë dhe e lirojnë, OBSH i ka dhënë okayn disa herë AstraZenecas. Në shumë vende mendoj se Pfizer do të kemi 30 në prill, 30 në maj dhe rreth 15 në qershor. Në momentin e parë kishim një shkëputje të skedulit me këmbënguljen e kryeministrit u mbush me të tjera. Unë mendoj se pandemia është menaxhuar me shumë pandemi. Kanë mbaruar mjekët, ata të dashurit mjekë, ata janë të gjithë të vaksinuar, tani po vaksinojmë mësuesit sepse dot ë vijojmë arsimimin dhe po vijon edhe mosha e tretë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb