FRANCE

Ditët e fundit Evropa po përballet më një numër të lartë rastesh të reja nga COVID-19. Franca është një nga shtetet që ka pasur numrin më të lartë në 24 orët e fundit, ku janë regjistruar 13.215.

I lartë është dhe numri i të vdekurve, ku në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 123 persona, shifra më e lartë që prej pranverës së shkruar bënë të ditur ministria e Shëndetësisë.

Në Britaninë e Madhe janë shënuar 4.322 raste të reja në 24 orë, shifra më e lartë që prej muajit maj. Ndërsa të vdekurit janë 27 në një ditë. Ditën e sotme, kryeministri britanik, Boris Johnson tha se në Mbretërinë e Bashkuar, vala e dytë e koronavirusit “është në ardhje”.

Johnson ka thënë se izolimi i dytë është “gjëja e fundit që e dëshiron”, mirëpo ka vlerësuar se masat aktuale duhet të vëzhgohen.

Edhe Italia ka pasur rritje të numrit të të infektuarve krahasuar me ditët mëparshme. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.907 të infektuar të rinj dhe 10 persona humbën jetën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb