SPANJA

Spanja tashmë ndodhet në emergjencë kombëtare për shkak të COVID-19, Vendi po kalon valën e dytë të koronavirusit pas rritjes së rasteve teksa në total ka regjistruar 1.1 milion të infektuar dhe 34 mijë e 752 viktima.

Po ashtu kryeministri spanjoll Pedro Sanchez nuk ka hezituar të vendosë orë policore gjatë natës, nga ora 23:00- 06:00.

Ai madje ka deklaruar se do i kërkojë parlamentit spanjol një shtyrje të masave kufizuese nga 15 ditë në 6 muaj. “Situata që po kalojmë është ekstreme, është më e rënda në gjysmëshekullin e fundit.”- tha Sanchez të dielën.

Në Spanjë kryeqyteti, Madridi është shumë i goditur nga COVID-19 teksa edhe në valën e parë Spanja ishte nga vendet më të goditura jo vetëm prej rasteve dhe viktimave, por edhe prej mbylljes pasi ekonomia spanjolle ka sektor kyç turizmin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb