Bashkimi Evropian ka vendosur se ekzaminimi i udhëtarëve nga Kina për Covid-19 do të ishte “i pajustifikuar”.

Kujtojmë që ditën e sotme, Italia i kërkoi vendeve të tjera të BE-së të ndjekë shembullin e saj, duke testuar udhëtarët që vijnë nga Kina.

SHBA, Japonia, Tajvani dhe India gjithashtu njoftuan kohët e fundit testimin e detyrueshëm, pasi rastet e infektimeve në Kinë po rriten dita ditës.

Por Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha se rritja e infektimeve “nuk ka gjasa të ndikojë” në BE.

Shqetësimet u ngritën pasi autoritetet kineze vendosën t’i lejojnë njerëzit të udhëtojnë më lirshëm nga 8 janari i këtij viti, pas izolimit prej 3 vjetësh.

Pas takimit të zyrtarëve shëndetësorë të BE-së ditën e sotme në Bruksel, u vendos se nuk do marren masa kufizuese ndaj udhëtarëve që vijnë nga Kina, duke deklaruar se: “Varianti BF7 omicron, i cili është i përhapur në Kinë, është tashmë i pranishëm në Evropë dhe nuk arriti të bëhet dominues. Megjithatë, ne mbetemi vigjilentë dhe do të jemi të gatshëm të përdorim frenat emergjente nëse është e nevojshme”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: