Organizata Botërore e Shëndetësisë ka akuzuar Kinën për mos deklarimin e shifrave të vdekjeve nga Covid-19 dhe ka kritikuar qëndrimin e saj pasi dhe rastet janë rritur shumë që prej heqjes së politikës së zero-Covid,

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për media në Gjenevë ditën e djeshme, ka raportuar se:

“Ne vazhdojmë t’i kërkojmë Kinës të dhëna më të shpejta, të rregullta dhe të besueshme për shtrimet në spital dhe vdekjet, si dhe sekuencën më gjithëpërfshirëse, në kohë reale të viruseve. OBSH është e shqetësuar për rrezikun për jetën në Kinë dhe ka përsëritur rëndësinë e vaksinimit, duke përfshirë dozat përforcuese, për të mbrojtur kundër shtrimit në spital, sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve”.

Duke folur më në detaje, Drejtori Ekzekutiv i OBSH-së për Emergjencat Ndërsa Drejtori Ekzekutiv i OBSH-së për Emergjencat Shëndetësore ka deklaruar se numrat aktualë të raportuara nga Kina “nuk përfaqësojnë ndikimin e vërtetë të sëmundjes”, për s ai përket shtrimeve në spitale dhe vdekjeve dhe personave të famshëm.

Po ashtu, zyrtarët e OBSH-së kanë deklaruar se informacionet në lidhje me shpërthimin e infektimeve në Kinë do t bëhen publike ditën e sotme në një tjetër takim të organizatës.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb