GREQI

Greqia ka marrë një masë ekstreme për të mbyllur Akropolin dhe vendet antike gjatë orëve të pasdites për shkak të temperaturave të larta.

Nga mesdita deri në orën 17:00 asnjë turist në Greqia s’mund të vizitojë këto vende, duke u inkurajuar të qëndrojnë në shtëpi apo vende të freskëta.

Në Athinë janë regjistruar temperatura deri në 47 gradë Celsius, për herë të parë që nga viti 1987.

Nga ana tjetër përveç temperaturave të larta, Greqia po përballet edhe me zjarret masive që kanë ‘pushtuar’ vendin si dhe me COVID-19 që po përhapet kryesisht në ishuj prej turistëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb