Valbona Selimllari ka ngjallur gjithmonë kuriozitet te publiku, për faktin se ajo është munduar gjithnjë që ta mbajë larg syrit të publikut.

Kësaj here ka qenë ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ajo që ka publikuar një video të Selimllarit, ku ish Miss Albania shfaqet së bashku me të bijën duke lexuar një libër.

“#TakohemiPerNjeLiber ?? me Valbona Selimllarin qe i bashkohet me shume dashuri #LevizjesKombetarePerLexim ?

Faleminderit Valbone?? qe beson fort se çdo çast leximi me femijët është më shumë se sa një faqe libri, eshte nje themel i forte qe i japim jetes se tyre!

T’u lexojme SOT qe te lexojne vete NESER ? ❤️”, shkruan Kumbaro bashkëngjitur me videon e postuar në “Facebook”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb