Vladrin Pjetri i ftuar në një emision në “MCN” foli për Kadastrën dhe risitë që do të sjellë digjitalizimi. Ai, si një ish-drejtues Kadastre tha se digjitalizimi dhe përfshirja e portalit “e Albania” ka shkurtuar kostot dhe efikasitetin për qytetarët.

Pjetri tregoi po ashtu dhe qytetet që kanë pasur më së shumti problematika në regjistrimet e pronësisë dhe që janë të predispozuara sipas tij që të ketë shkallë më të lartë korrupsioni.

“Më parë qytetari duet të takonte punonjësin e zyrave të shtetit, të sillte dokumentet fizikisht, ti sillte fizikisht. Tashmë me krijimin e E Albania qytetari nuk shkon më fizikisht, por mjafton një aplikim dhe aty le gjurmë. Kjo kërkesë, adresohet punonjësit të ASHK dhe më pas në zyrat e ASHK dokumentohet informacioni dhe përgjigja sillet nëpërmjet e Albania-s. Qëllimi ishte të largohej kontakti fizik i qytetarit me punonjësin e shtetit. Në shumë raste është konstatuar se kjo nxit korrupsionin. Kur nuk është ky kontakt, punonjësi i shtetit është i detyruar që atë që ka kërkuar qytetari ta përpunojë. Punonjësi i ASHK që nuk përcakton afatet e parashikuara, atëherë është në shkelje. Kur qytetari aplikon atëherë le gjurmë. Aty duket qartë se shërbimi i ofruar ka qenë brenda afateve apo… Kur ka dalje nga afatet është problem. E Albania lehtëson shumë ndërveprimin. Dokumenti i dhënë ka firmë elektronike dhe i jep vlefshmërinë juridike”, tha Pjetri.

Ai tregoi qytetet që kanë pasur problematikat më të larta:

“Kadastrat apo zyrat që janë në zonat që kanë interesa më të mëdha, si Durrës, Vlorë Shëngin janë të bazuara në shumë interesa. Atje ka tendencë për abuzime, ndaj dhe vëmendja ka qenë te zyrat e problemit. Kadastra e Vlorës ka hasur problematikën e regjistrimit fillestar. Kjo ndihmon edhe investitorët”.

Digjitalizimi është e ardhmja sipas Pjetrit dhe ai theksoi se duhet punuar dhe shkuar gjithnjë në këtë drejtim.

“Shqipëria është rritur në klasifikim në shërbimet e ofruara online. Duhet shkuar drejt shërbimeve online. Kjo është më e mira, ka problematikat e veta. Online shkon paralel dhe një arkivë digjitale. Institucionet duhet të kalojnë në digjitalizim. Ka miliona dokumente, këto janë në arkivat tona. Duke i kaluar edhe në format digjital ia shtojmë sigurinë juridike, jetëzgjatjen”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: