Valdrin Pjetri do të jetë Prefekti i ri i Shkodrës. Aktualisht ai mban detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Hipotekave dhe lëvizja bëhet pas shkrirjes së këtij institucioni me ALUIZNI-n.
Valdrin Pjetri do të zëvendësojë Çesk Milljen, i cili mbante postin e Prefektit të qarkut të Shkodrës prej shtatorit 2017. Me një karrierë të gjatë ushtarake, Millja e mori këtë detyrë pas nismës së kryeministrit Rama për të vendosur në krye të prefekturave ish-ushtarakë.
Valdrin Pjetri ka lindur në vitin 1981 në Shkodër dhe është specializuar në fushën e financës dhe menaxhimit. Pjetri në vitet 2014-2015 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Pronave në Ministrinë e Mbrojtjes. Më pas ka qenë Kryetar i Komisionit të Demontimit të Municioneve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në këtë institucion. Prej majit të vitit 2018 mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Hipotekave.
(BalkanWeb)