Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, flet për valën e dytë të përhapjes së koronavirusit, duke thënë se forcat e NATO-s janë në gatishmëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Xhaçka mundësia për shpërthimin e valës së dytë të COVID-19 është një mesazh i qartë për të gjithë botën dhe për qytetarët, të cilët duhet të dëgjojnë, por edhe të kuptojnë se nuk janë vetëm në këtë sfidë.

“Mundësia e një vale të dytë të COVID-19 është një mesazh me zë të lartë dhe i qartë për të gjithë botën për të dëgjuar. Dhe mbi të gjitha për të gjithë qytetarët tanë, që të dëgjojnë dhe kuptojnë se nuk janë vetëm në këtë sfidë. NATO është në gatishmëri. Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë fituar respektin e të gjithë qytetarëve tanë për shërbimin e tyre të jashtëzakonshëm në kohën e krizës. Emergjencat Civile të NATO-s meritojnë mirënjohjen tonë për rezistencën dhe gatishmërinë”, shkruan ministrja Xhaçka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb