Vala e pazakontë e të nxehtit që ka mbërthyer Indinë veriore, gjatë dy javëve të fundit, nuk duket se ka asnjë shenjë zbutjeje.

IMD, Departamenti Meteorologjik i Indisë, parashikon se temperaturat maksimale do të mbeten në një mesatare prej 40 gradë gjatë pesëmbëdhjetë ditëve të ardhshme.

“Zgjatja e valës së të nxehtit është një fenomen anormal”, thotë meteorologu Mahesh Palawat, nënkryetar i agjencisë Skymet Weather. “Në të kaluarën, këto valë zgjasin jo më shumë se 4 deri ne 5 ditë dhe ndërpriten nga stuhitë. Por parashikimet na tregojnë se nuk do të ketë ndalim”.

Gjatë gjithë javës së kaluar, nivelet më të larta ishin gjashtë deri në dhjetë gradë mbi mesataren sezonale në shtetet e Himachal Pradesh, Punjab, Haryana dhe Delhi.

Ndër të tjera, që nga fillimi i marsit, e gjithë India ka pësuar një rënie shqetësuese të reshjeve, e barabartë me 46%, me rrezik të thatësirës që mund të shkaktojë dëme serioze në bujqësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb