Gjashtë vetjet e Virginia Wolf përfaqësuar nga 6 personazhe në veprën “Valët” marrin jetë në teatrin Metropol në një shfaqje që prek skenën përgjatë muajit mars. Pasiguritë, dobësitë, ëndrrat, frikërat dhe traumat marrin zë ndërsa aktorët thërrasin kush jam unë. Aktori Jozef Shiroka udhëton brenda veprës për ta përcjellë për publikun

“Në këtë formë Virxhinia është një person kompleks. Ato 6 personazhe, janë 6 Virxhinia dhe kanë gjithë stadet e jetës. Janë të lidhur më njëri-tjetrin në forma nga më të ndryshme, sentimentale, praktike. Ajo trajton tema të ndryshme, që nga problemet te prirjet seksuale”, vëren Shiroka.

Kujtimet e hershme si përcaktuese të personalitetit, pyetjet ekzistenciale, goditjet emocionale që shënjojnë gjithë qenien shfaqen përmes 9 kapitujsh skenikë ndërsa regjisori Enke Fezollari e rikrijon veprën duke ruajtur linjën e Virginia Eolf përmes elementesh që i gjejmë përreth

“Është një shfaqje kërkimore që shkon në skajet e kërkimit. Nuk është e njëanshme ajo futet në të gjitha hullitë e njerëzve. Ka humorin, ka kënaqësinë e jetës, ka dëshirën për të jetuar” thotë aktori Shiroka që luan rolin e një prej personazheve, Luisit.

Elementet e natyrës dhe ujit, letra e fundit për Leonardin, kulmet dhe harkimet emocionale, përcjellin kaosin e jetës dhe kaoisn brenda indidvidit në një kërkim sa psikologjik po aq edhe jetëshkrimor. 6 personazhet brenda unit janë 6 shokë që portretizojnë 6 karaktere në një të vetëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb