Një valixhe e dyshimtë alarmoi mëngjesin e sotëm policinë e Fierit.

Gazetari Ervis Kuçi raportoi për BalkanWeb se valixhja e braktisur u gjet në qendër të Fierit. Por pas kontrollit të forcave xheniere, rezultoi se valixhja ishte bosh.

Kuçi raportoi se valixhja ishte harruar në rrugë, nga një punonjëse e pastrimit të rrugëve.

NJOFTIMI I POLICISE
Në orën 10:30, jemi njoftuar se në lagjen “Apollonia”, Fier në anë të rrugës është konstatuar një valixhe e mbyllur.

Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin.

Janë njoftuar forcat xheniere për të kryer veprimet e mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: