Mëngjesi i sotëm ka sjellë konfirmime të reja sa u takon lëvizjeve më të bujshme të prapavijës me top-klubet europiane që kërkojnë të blindojnë repartet e tyre difensive. Kështu, nga Holanda vjen lajmi se Juventusi është në pole-positin për Matijs De Ligt. “De Telegraaf” raporton ofertën e bardhezinjve: 70 milionë euro, të cilat parakalojnë ofertat e Barcelonës dhe Paris Sën Zhërmenit. Ndërkohë, gjithnjë sipas gazetës, Nedved i ka propozuar lojtarit një pagë të përbindshme mes 15-20 milionë eurosh bruto në sezon.

Kulibali
Kulibali

Por zhvillime të mëdha edhe në aksion Napoli-Mançester. Pep Guadiola është një fans i senegalezin e fuqishëm të skuadrës së Ançelotit, Kaliu Kulibali. Për të nevojiten të paktën 100 milionë euro dhe De Laurentis ta dorëzon personalisht kartonin e lojtarit të dorë, raporton “Sportmediaset”. Një tjetër arsye që të bën të mendosh se Napoli mund të pranojë ofertën e majme është edhe fakti se ka mbyllur akordin me Kostas Manolas dhe me ardhjen e grekut, të kaltërit mund t’u dorëzohen përfundimisht joshjes milioneve nga Mançesteri.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb