Violinisti i njohur shqiptar, me famë botërore, Shkëlzen Doli do të organizojë një koncert bamirësie për të prekurit nga tërmeti. Së bashku me anëtarë të Filarmonisë së Vjenës, Doli do të organizojë këtë koncert bamirësie më 30 dhjetor në Ehrbar Saal në Vjenë, ndërsa donacioni nga biletat fillon nga një minimum prej 30 dhe 50 euro për person.

Të gjitha të ardhurat e koncertit do të shkojnë për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, nga i cili 51 persona humbën jetën, e mijëra të tjerë mbetën të pastrehë.

Anëtarët e Filarmonisë së Vjenës, iu përgjigjën menjeherë pozitivisht apelit të violinistit Doli, për t’u solidarizuar me banorët e prekur, ndërsa kanë nisur përgatitjet për një koncert dinjitoz.

Violinisti Doli së bashku me anëtarë e Filharmonisë së Vjenës do të performojnë në 30 dhjetor nga ora 19:00-21:00 me “Valse & Polka nga dinastia Strauss”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb