Në futbollin shqiptar, prej vitesh, vijon të jetë në modë një trend aspak i hijshëm, deri diku në kufijtë e absurdit, teksa presidentë, të rijë apo të vjetër në këtë pozicion, i mungon një projekt konkret, janë të paduruar, dhe si ndodh rëndomtë, në fund ai që e pëson është gjithë trajneri. Në fillim të këtij sezoni, u krijua përshtypja se më në fund ky trend, ky mit kishte rënë, shembulli më konkret ishte klubi i Partizanit, që durojë mbase më shumë se sa duhej, duke i besuar stolin deri në “vetëmohim” Ilir Dajës.

Shehi
Shehi

Në mbyllje të fazës së tretë, shifrat nuk janë aspak pozitive teksa nga 10 klube vetëm dy trajner kanë arritur të mbijetojnë, Orges Shehi i Tiranës dhe Diego Longo i Kukësit, italiani është edhe më fat teksa në këtë diskutimin presidentëve, këtë herë në mënyrë surprizë përjashtim bëri Safet Gjici.

Gjici
Gjici

Surpriza e fundit erdhi nga Laçi, ku pavarësisht se arriti të kalojë kurbinasit në gjysmëfinale, janë me një këmbë në finale të Kupës, gjithashtu në vendin e dytë në kampionat, presidenti Laska vendosi të shkarkojë Mirel Josën.

Josa
Josa

Vendin e tij e merr Shpëtim Duro, gjithashtu një trajner që përpara këtij sezoni e la të largohej në mënyrë të pakuptime. Duro është trajneri i tretë që ulet në krye të Laçit këtë sezon.

Brdaric
Brdaric

Vllaznia gjithashtu bëri një lëvizje që pak pritej, larguan Brdaric, por mbajtën të gjithë pjesën tjetër të stafit, efektet nuk janë ato që priteshin, pasi stafi i ri ende nuk e njeh shijen e fitores.

Arapi
Arapi

Nëse zbresim pak më poshtë ka dhe absurditete të tilla, si në rastin e Teutës, ku Edi Martini dhe Renato Arapi ndryshuan nga dy herë rolet. Ndryshimeve nuk i shpëtuan as ekipe si Kastrioti dhe Egnatia, por te këta dy të fundit efektet ishin pozitive.

Vanoli
Vanoli

Një rast unik këtë sezon vjen nga një klub legjendë si Dinamo, ndryshuar tre trajner dhe tre drejtorë sportiv për sërish ndodhen me një këmbë në inferiore. “Valsit” të trajnerëve këtë sezon nuk i shpëtojë as Skënderbeu, ku Gega mori vendin e Memellit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb