Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri në fjalën e tij në Kuvend ka folur për pandeminë.

Valteri ka deklaruar se shqiptarët ndodhen përballë dy mundësive, falimentimit nga mbyllja ose lirisë që sjell vdekjen nga COVID-19.

Sipas tij, e gjithë kjo situatë ndodh për shkak të dështimit të klasës politike 30-vjeëare që ka dështuar edhe me politikat e saj shëndetësore.

Ai shton se të dy liderët, si Rama dhe Basha imponojnë frikën tek qytetarët deh përdorin gjuhë totalitare.

 

”Ky vit na ka lënduar të gjithëve. Humbjet dhe dhimbjet kanë prekur gjithsecilin. Kemi dëgjuar histori nga më të ndryshmet. Me një telefonatë  kemi dëgjuar humbjet.

Kemi dëgjuar që fillimisht zgjuan mirë, më pas u sëmurën, rezultuan pozitivë, dhe shumë vdiqën.

Jemi në mëdyshje mbi atë që po ndodh. Që shfaqjet ëq publikohen, ky dyshim i shoqëruar me masat anti-covid na kanë bërë të bëhemi më të vetmuar.

Na kanë vënë sot para dy zgjedhjeve, ose të mbyllemi e të falimentojmë, se të vdesim nga covid. S’ka mundësi tjetër. Ka një anë mes nesh që ende beson se kjo klasë politike mund të sjellë ende të mirë prej nesh.

Pikërisht kjo klasë politike që mendon se ëdo e keqe që vjen për popullin vjen për të mirë. Një klasë që sjell arkivole. E ka nderuar kjo klasë që është përmbledhur tek fakti se sa arkivolë hyjnë e dalin. Basha është angazhuar vetë me laps e letër. Edhe pse nuk e ka pikë të fortë aritmetikën.

Na lind nevoja të nxisim qytetarët të respektojnë masat. Aq më shumë na mbrojnë ato nga dështimi i politikave në shëndetësi.

Nga të gjitha daljet e fundit të Ramës, ka zgjedhur daljen e dytë, njëri me respresion, kurse tjetri me tension. Si njëri e tjetri kanë folur si totalitarë, ky popull njeh dhe frikë.

Duhet ndryshuar klasa politike. Ka dalë turpi i madh i saj. Lufta nuk u bë për virusin. I dashur kryetar, i nderuar z.Lleshaj, e nderuar znj.ministre, meqë covid ka detyruar subjekte të mbyllen, dhjetëra-mijëra janë mbyllur.”- tha Valteri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb