Deputeti i opozitës së re, Halit Valeri ka zbuluar se përveç 39 deputetëve të opozitës parlamentare që duan listat e hapura, janë dhe 10- 15 nga mazhoranca.

Valteri drejtuar Spiropalit ka thënë që mos e hedhë topin sa nga Presidenca tek PD, pasi për opozitën parlamentare, pa Lista të Hapura nuk ka kalona asnjë ligj tjetër në Kuvend.

Ai shton se propozimi qëndron në tavolinë dhe mazhoranca duhet ta marrë seriozisht ndryshimin e sistemit.

 

”Ne jemi opozita parlamentare që prej 1 viti ju kemi depozituar 39 firma për ndryshim sistemi. Jemi po ata 29 deputetë  që duam sot lista të hapura, madje edhe 10- 15 kolegë të mazhorancës i duan dhe e kërkojnë me insistim.

Hidheni topin sa nga Presidenca tek SHQUP-I, nuk na shërben aspak. E keni dashamirësinë e  Propozimin e keni në tavolinë. Merreni seriozish. Pasi asnjë ligj tjetër nuk do kalojë pa dakordësinë e ndryshimit të sistemit në lista të hapura.”- tha Valteri.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb