Lëvizje të shumta në radhët e pilotëve të Formula 1. Pas tërheqjes së Kimi Raikkonen nga garat automobilistike, vendin e tij te skuderia e Alfa Romeos vitin tjetër do ta zërë patrioti i tij Valtteri Bottas, që lë Mercedesin pas 5 vitesh.

Menjëherë skuadra gjermane gjen shokun e skuadrës së Lewis Hamilton. George Russell i bashkohet skuderisë kampione të Mercedes. Dy britanikë së bashku, për të vijuar dominimin në Formula 1.

23-vjeçari Russell ishte pjesë e Williams, teksa dy vjet më parë u ngjit edhe në podium. Ky i fundit është konfirmuar për dy vitet e ardhshme, ndërsa Hamilton do të garojë për të paktën edhe 1 sezon tjetër me Mercedes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb