Ernesto Valverde është i vetëdijshëm se presioni ndaj tij po rritet për shkak të startit të dobët të Barcelonës në këtë sezon të La Liga. Humbja në Granada në fundjavë  i përkeqësoi edhe më shumë raportet, po trajneri shpreson se mund të rikthehen në rrugën e duhur kundër Villarreal të martën.

” Unë e di se unë jam në një pozicion ku rezultatet kanë rëndësi. Trajneri është gjithmonë në qendër të vëmendjes . Ne nuk kemi filluar mirë dhe duhet të rimëkëmbemi. Ka ardhur koha që ta kalojmë këtë situatë. Nëse kthehemi në vitin e kaluar do të shikoni që kemi vuajtur por pastaj u rikthyem”, tha Valverde duke u munduar të qetësonte situatën e krijuar në kampin e katalanasve.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb