Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu ka betur i shtangur nga eleminimi në Ligën e Kampioneve pas asaj përmbysjeje spektakolare të Liverpoolit në ‘Anfield’.

“Nuk ka shpjegim për golin e katërt. Ishte një surprizë… E ngriu atmosferën e ekipit. Është ë vështirë të shpjegosh atë që ka ndodhur. Duhet të ngrihemi moralisht e të mendojmë për Kupën e Mbretit”, tha Presidenti.

Ndërsa trajneri i katalanasve Ernesto Valverde nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm se të përgëzojë Liverpoolin për këtë super ndeshje.
“Kur pëson një tronditje të këtij kalibri do të kalosh disa ditë të tmerrshme. Duhet ta kalojmë edhe këtë. Tek goli i katërt nuk e di çfarë ndodhi. Kur pashë topin, ishte në rrjetë. Ata janë ekipi më i mirë në Premier për goditje standarde, dhe kjo ishte një lëvizje e shkëlqyer. Na vjen shumë keq, çdo gjë e bëjmë për të kënaqur tifozët. Të gjithë golat janë gabime të dikujt apo prej ndonjë episodi.” – deklaroi Valverde.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb