“Nuk e pranoja realitetin, kur ime shoqe më pyeste se çfarë kishte ndodhur, i thoja se vetëm ishim përplasur”. Pak orë nga ndeshja e parë e Copa America 2019 me Uruguajin, Luis Suarez rikthehet të flasë për kafshimin e famshëm ndaj Xhorxho Kielinit në Kupën e Botës 2014. I intervistuar nga FOX, “El Pistolero” tregon:

“U drejtova te psikologët dhe kjo më ndihmoi të pranoja gabimet dhe të rritesha. Kam vuajtur shumë, kam qenë vërtet keq për bashkëshorten time, për fëmijët e mi dhe për shokët e ekipit. Mënyra sesi u trajtova ishte çnjerëzore. Kisha firmosur me Barcelonën dhe as një prezantim nuk ma bënë. Mendova se karriera ime kishte marrë fund, por duhet të falënderoj Barçën, kur më telefonuan kam qarë gjithë ditën”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb