Mbrojtësi i Liverpool, Virgin van Dijk duket se do të mungojë gjatë pas dëmtimit në sfidën ndaj Everton.

Klubi njofton zyrtarisht se holandezi do i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal në gju dhe më pas do fillojë programin e rehabilitimit.

Duket se Klopp do të ketë një mungesë të rëndësishme në skuadër pasi nuk do ketë ‘shtyllën’ e mbrojtjes, apo më të mirin në prapavijë, 29-vjeçarin 1.93 i gjatë që sezonin e kalur ishte i pakalueshëm.

Këtë sezon van Dijk ka ceduar pak në lojë, por ndërhyrja fatale e Pickford ndaj Van Dijk në sfidën Liverpool-Everton i vendos kapakur.

 

NJOFTIMI NGA LIVERPOOL

Virgil van Dijk do t’i nënshtrohet një operacioni pas dëmtimit e gjurit të marrë gjatë barazimit të së shtunës 2-2 me Everton. Pas operacionit, Virgil do të fillojë një program rehabilitimi për t’i dhënë mundësi të arrijë gjendjen e duhur fizike sa më shpejt të jetë e mundur.



(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb