Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, nuk do ta shkel premtimin për t’u larguar në vitin 2017, madje edhe nëse merr ndonjë ofertë të majme nga Katari.

Strategu holandez i ka premtuar gruas së tij se posti i trajnerit të Djajve të Kuq do të jetë puna e tij e fundit dhe pastaj do të tërhiqet nga futbolli.

“Do të largohem (nga futbolli në vitin 2017). Ia kam premtuar këtë gruas sime”. “Nuk na kanë mbetur edhe shumë vite bashkë. Kjo është arsyeja”, ka thënë Van Gaal, i cili më 8 gusht mbush 64 vjet.
Ai ka treguar se i kishte thënë gruas se do të largohej në moshë 55 vjeçare, porse nuk e kishte mbajtur atë premtim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: